Parashikimi i motit për sot: Diell, vranësira dhe riga lokale shiu - Gazeta Express
string(64) "parashikimi-i-motit-per-sot-diell-vranesira-dhe-riga-lokale-shiu"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 7:03

Parashikimi i motit për sot: Diell, vranësira dhe riga lokale shiu

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 7:03

Sot pritet mot i qëndrueshëm, me intervale dielli dhe vranësira të shpërndara.

Sipas parashikimeve, vranësirat në disa zona mund të sjellin edhe riga lokale shiu, por reshjet do të jenë kalimtare.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë 13–15°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi jugperëndimor, duke mbajtur kushtet e motit të favorshme gjatë pjesës më të madhe të ditës.