Në javën e ardhshme moti në vendin tonë parashihet të mbaj me diell e vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga dita e enjte parashihet të ketë reshje shiu.
Instituti njofton se të hënën temperaturat minimale do të sillen mes 5 dhe 9 gradë celsius, e maksimalet mes 15-18 gradë.
Ndërsa, ditën e martë moti do të jetë me diell e vranësira të pjesshme, kurse të mërkurën do të jetë moti kryesisht i vranët.
Sipas institutit, ditën e enjte moti do të jetë i vranët dhe me kushte për reshje shiu me temeperaturat minimale prej 1 deri 3 gradë, kurse maksimalet pritet të jenë 7 deri 12 gradë.
Ndërsa, ditën e premte moti do të mbajë kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu me temperatura minimale prej 1-4 gradë celsius dhe temperaturat maksimale prej 5 deri 9 gradë./KP