Parashikimi i motit për ditën e sotme, si luhaten temperaturat - Gazeta Express
string(61) "parashikimi-i-motit-per-diten-e-sotme-si-luhaten-temperaturat"

Shqiperi

Gazeta Express

17/06/2025 8:15

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si luhaten temperaturat

Shqiperi

Gazeta Express

17/06/2025 8:15

Përgjatë orëve të paradites, territori shqiptar, do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta ku më më theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare.

Pas mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave si fillim në skajin verior dhe gradualisht përfshijnë gysmën lindore të vendit duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurta shiu.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të situatës atmosferike duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të mbeten zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 34°C pritet vlera maksimale në qytetin e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.