Parashikimi i motit në Korenë Veriore: Kujdes nga pluhuri, mund ta sjellë koronavirusin - Gazeta Express
string(85) "parashikimi-i-motit-ne-korene-veriore-kujdes-nga-pluhuri-mund-ta-sjelle-koronavirusin"

Parashikimi i motit në Korenë Veriore: Kujdes nga pluhuri, mund ta sjellë koronavirusin

Gazeta Express

23/10/2020 9:46

Koreja Veriore u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të qëndrojnë brenda për shkak të frikës se i ashtuquajturi pluhur i verdhë nga Kina mund ta sjellë koronavirusin.

Pas njoftimit të dhënë në një televizion të vendit komunist, raportohet se rrugët e kryeqytetit  Pjongjang ishin pothuajse të zbrazëta, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Koreja Veriore pretendon se nuk e ka asnjë rast të koronavirusit, por është nën alarm të lartë që nga janari. Autoritetet i kanë mbyllur kufijtë dhe e kanë kufizuar në masë të madhe lirinë e lëvizjes.

Sidoqoftë, shkencëtarët deri më tani nuk kanë përmendur ndonjë lidhje mes përhapjes sezonale të pluhurit dhe sëmundjes Covid-19.

Mund të tingëllojë befasuese, por Koreja Veriore nuk është vendi i parë dhe as i vetmi që bën këtë lloj paralajmërimi.

Sipas ekipit të televizionit BBC për identifikimin e informatave të rreme, edhe Turkmenistani ka kërkuar nga qytetarët që të vendosin maska për shkak të pluhurit. Autoritetet e këtij shteti aziatik kanë mohuar se po mundohen ta fshehin përhapjen e koronavirusit.