Parashikimi i motit, dita nis me vranësira dhe reshje, ja si do të ndryshojnë temperaturat - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

19/04/2021 8:16

Parashikimi i motit, dita nis me vranësira dhe reshje, ja si do të ndryshojnë temperaturat

Shqiperi

Gazeta Express

19/04/2021 8:16

Sipas MeteoAlb orët e para të ditës dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje shiu.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit duke bërë që të ketë më shumë intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por forcohet në det gjatë pasdites me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Një sistem i dendur vranësirash ka përfshirë pjesën jugore të kontinentit Europian duke kushtëzuar mot me vranësira të dendura, dhe shtrëngata shiu.

Po ashtu pjesërisht Europa Qendrore vijon me reshje shiu. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqiten Veriu dhe Lindja e Kontinentit.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me vranësira dhe reshje të izoluara. Por pjesa e dytë e ditës sjell pauza të reshjeve dhe ri-kthim të kthjellimeve.

Maqedonia e Veriut

Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që mëngjesi dhe mesdita të mbeten me vranësira dhe reshje të pakta shiu. Ndërsa mbrëmja sjellë herë pas herë intervale me kthjellime.