Sot në Kosovë do të ketë përmirësim të motit, por jo tërësisht, ngase përpos intervaleve kohore me diell, priten edhe vranësira e ndonjë reshje e izoluar orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Do të fryjnë erëra të freskëta nga veriu e veriperëndimi, por temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 19 dhe 22 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Edhe pse do të ketë diell erërat e freskëta nga veriu e veriperëndimi nuk do të lejojnë rritjen e madhe të temperaturave.
Ditëve të ardhshme na pret mot i ngjashëm, me intervale të gjata kohore me diell, por edhe me zhvillim lokal të vranësirave me ndonjë reshje apo rrebesh të izoluar shiu, megjithatë rrymimet e fuqishme ajrore nga veriu do të vazhdojnë duke mos lejuar rritjen e madhe të temperaturave./MeteoBallkan