Moda dhe muzika u bashkuan sërish, duke e kthyer tapetin e kuq në një skenë të dytë, ku secili artist shkëlqeu në mënyrën e tij
Në edicionin e 51-të të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, American Music Awards 2025”, që këtë vit u mbajt në Fontainebleau Las Vegas, yjet e muzikës na surprizuan edhe njëherë me stilin e tyre.
Nga Ciara dhe Renee Rapp, te Shaboozey dhe Rod Stewart, të famshmit u shfaqën me veshje që të mbeten gjatë në mendje.
Moda dhe muzika u bashkuan sërish, duke e kthyer tapetin e kuq në një skenë të dytë, ku secili artist shkëlqeu në mënyrën e tij.
Shumë yje zgjodhën stilistë të rinj, duke i dhënë hapësirë talenteve të reja të modës që të spikasin globalisht.
Më poshtë janë disa nga paraqitjet më të bukura: