Paraqitje fantastike e Kosovës ndaj Danimarkës në çerekun e dytë, pjesa e parë mbyllet me vetëm 1 pikë dallim - Gazeta Express
string(108) "paraqitje-fantastike-e-kosoves-ndaj-danimarkes-ne-cerekun-e-dyte-pjesa-e-pare-mbyllet-me-vetem-1-pike-dallim"

Paraqitje fantastike e Kosovës ndaj Danimarkës në çerekun e dytë, pjesa e parë mbyllet me vetëm 1 pikë dallim

Sport

Gazeta Express

26/07/2023 18:53

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjes mes Danimarkës dhe Kosovës, në kuadër të para-kualifikimeve për “Eurobasket 2025”.

20 minutat e parë u mbyllën me rezultatin 44:43. Ndeshja është duke u zhvilluar në “Arena Naestved”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Dardanët” ia dolën të shkrijnë epërsinë dyshifrore të danezëve, që kishin pas çerekut të parë – 27:16.

Ngushtimi i epërsisë erdhi falë paraqitjes fantastike të kapitenit, Dardan Berisha, në çerekun e dytë, në të cilin shënoi 13 pikë.

Berisha është edhe basketbollisti me më së shumti pikë deri tash te Kosova, por edhe në këtë përballje në përgjithësi.

Musab Mala u dallua gjithashtu me 9 pikë, duke u treguar i saktë tri herë në katër gjuajtjet për tri pikë.

Te Danimarka më i dalluari është Jonas Zohore me 11 pikë. /Gazeta Express/