Paraqitje e dobët e Kosovës U16, pësojnë thellë në ndeshjen e parë të Europianit në volejboll - Gazeta Express
string(92) "paraqitje-e-dobet-e-kosoves-u16-pesojne-thelle-ne-ndeshjen-e-pare-te-europianit-ne-volejboll"

Sporte tjera

Gazeta Express

02/07/2025 21:09

Paraqitje e dobët e Kosovës U16, pësojnë thellë në ndeshjen e parë të Europianit në volejboll

Sporte tjera

Gazeta Express

02/07/2025 21:09

Kombëtarja e Kosovës në volejboll U16 në konkurrencën e vajzave ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë të Kampionatit Europian.

Vashat e reja dardane pësuan 3:0 në sete nga Mali i Zi, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Mali i Zi e nisi fuqishëm duelin qysh në start, teksa avancoi bindshëm 25:15 në setin e parë, shkruan Gazeta Express.

Në setin e dytë, Kosova nisi më mirë, por që më pas ngeci në pikë, duke mos mundur ta gjenin formulën e duhur dhe duke humbur 25:12.

E seti i fundit ishte edhe më i dobët nga vashat tona të cilat u kufizuan në vetëm gjashtë pikë, duke mos mundur të gjejnë assesi ritmin e nevojshëm.

Me këtë ndeshje u mbyll edhe dita e parë e Kampionatit Europin U16 që po mbahet në Kosovë dhe Shqipëri.

Vashat dardane do të jenë në aksion sërish nesër nga ora 20:00. /Gazeta Express/