Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Mbetet ende e paqartë se për çfarë është thirrur Agolli në SPAK.
Ai është akuzuar më herët në media dhe nga partitë politike, për shkelje të barazisë në tendera dhe favorizim të bizneseve apo kryebashkiakëve.
Agolli ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në Bashkinë e Tiranës në vitet 2002 deri në 2011 si drejtor i urbanistikës, drejtor i punëve publike dhe administrator i përgjithshëm i bashkisë.
Pas vitit 2011, Agolli u angazhua në biznese private në fushën e ndërtimit dhe energjisë.
Në janar të vitit 2019, ai u emërua drejtor i përgjithshëm të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.