Parandalojeni rënien e flokëve me këto metoda natyrale - Gazeta Express

Shneta

Gazeta Express

10/12/2019 15:41

Parandalojeni rënien e flokëve me këto metoda natyrale

Shneta

Gazeta Express

10/12/2019 15:41

Rënia dhe problemet me dendësinë e flokëve, janë disa probleme shumë të shpeshta, të cilat i prekin zakonisht femrat.

Përtej trajtimeve mjekësore, pamja e flokëve mund të përmirësohet edhe me anë të metodave natyrale, që rekomandohen nga ekspertët e Agroweb.

Disa nga kurat natyrale, të cilat duhet patjetër t’i provoni janë;

Aloe vera- është një kurë e shkëlqyer sidomos kundër rënies së flokëve. Ajo zbutë skalpin e kokës dhe krijon një mjedis të shëndetshëm për rigjenerimin e qelizave të flokëve. Gjithashtu, aloe vera ndihmon në eliminimin e yndyrës së flokëve.

Lëngu i qepës- ekspertët tregojnë se lëngu i qepës është shumë efikas për rritjen e flokut dhe funksionon me të vërtetë. Qeta përmban sulfur, që përmirëson qarkullimin e gjakut, nxit prodhimin e kolagjenit dhe lufton bakteret që prekin sipërfaqen e skalpit.

Vaji i ullirit- është ideal për zhdukjen e zbokthit dhe infeksioneve të lëkurës së kokës. Ky vaj funksionon edhe kundër rënies së flokëve dhe ka rol stimulues në rritjen e tyre.

Hudhra- forcon flokun në mënyrë të ndjeshme. Ajo është e pasur me minerale dhe vitamina, që e ushqejnë dhe e forcojnë flokun.

Uthulla e mollës– bllokimi i rrënjëve të flokut nga bakteret shkakton rënie të madhe të flokëve. Për të parandaluar këtë problem, është e këshillueshme ta përzieni këtë uthull me një sasi të ujit.

Veza– përmban proteina të shumta, të cilat njihen për efektin pozitiv që kanë edhe për ushqyerjen e flokut. /Express