Parandalohet kontrabanda në burgun e Dubravës, vizitorit i gjenden në trup dy telefona - Gazeta Express
string(75) "parandalohet-kontrabanda-ne-dubrave-vizitorit-i-gjenden-ne-trup-dy-telefona"

Lajme

Gazeta Express

07/03/2026 18:54

Parandalohet kontrabanda në burgun e Dubravës, vizitorit i gjenden në trup dy telefona

Lajme

Gazeta Express

07/03/2026 18:54

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se në burgun e Dubravës është parandaluar një rast i kontrabandës ku, gjatë kontrollit të një vizitori janë gjetur dhe konfiskuar dy telefona mobilë si dhe dy SIM kartela.

Në njoftim bëhet e ditur edhe se, për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, kurse vizita është anuluar, përcjell Express.

‘’Ndaj personit në fjalë janë ndërmarrë veprimet përkatëse sipas procedurave ligjore në fuqi’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e kontrabandës në institucion.

Gjatë kontrollit rutinor të një vizitori, në mënyrë të kamufluar në trupin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar dy telefona mobilë të tipit iPhone si dhe dy SIM kartela.

Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa vizita është anuluar. Ndaj personit në fjalë janë ndërmarrë veprimet përkatëse sipas procedurave ligjore në fuqi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe zbatim rigoroz të masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese.

Advertisement
Advertisement
Advertisement