Parandalohet hyrja e 7 mijë e 500 produkteve të falsifikuara në Kosovë (Pamje) - Gazeta Express
string(71) "parandalohet-hyrja-e-7-e-500-produkteve-te-falsifikuara-ne-kosove-pamje"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 9:09

Parandalohet hyrja e 7 mijë e 500 produkteve të falsifikuara në Kosovë (Pamje)

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 9:09

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se është parandaluar hyrja e 7.500 produkteve të falsifikuara në vendin tonë.

Sipas njoftimit, gjatë një kontrolli të një ngarkesë të paraqitur për import nëpërmjet portit të Durrësit, zyrtarët doganorë kanë hasur mallra të dyshuara për shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale.

Gjatë ekzaminimit, janë identifikuar gjithsej 7.500 copë mallra me shenja të një marke të njohur tregtare, të përfshira në këto kategori:

• Mbushës telefoni – 1250 copë

• Koka mbushës telefoni – 5750 copë

• Kufje dhe dëgjues me bluetooth – 500 copë