Parandalohet futja e telefonave të kontrabanduar në Burgun e Dubravës - Gazeta Express
string(69) "parandalohet-futja-e-telefonave-te-kontrabanduar-ne-burgun-e-dubraves"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2026 14:33

Parandalohet futja e telefonave të kontrabanduar në Burgun e Dubravës

Lajme

Gazeta Express

30/06/2026 14:33

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka bërë të ditur se ka parandaluar një tentim për futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës gjatë një kontrolli rutinor të një vizitori.

Sipas njoftimit të SHKK-së, gjatë kontrollit të detajuar, zyrtarët korrektues kanë gjetur të kamufluara në trupin e vizitorit dy telefona mobilë, një kartelë SIM dhe dy kabllo mbushëse.

Pajisjet e gjetura janë konfiskuar menjëherë, ndërsa vizita është anuluar.

SHKK ka bërë të ditur se ndaj personit të dyshuar janë ndërmarrë procedurat e mëtejshme në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi.

Shërbimi Korrektues ka theksuar se mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe integritetit brenda institucioneve korrektuese.

Njoftimi i plotë:

SHKK parandalon futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se gjatë kontrollit rutinor dhe bastisjes së një vizitori në Qendrën Korrektuese të Dubravës, është parandaluar një rast i tentim-futjes së kontrabandës brenda institucionit korrektues.

Gjatë kontrollit të detajuar, te vizitori janë gjetur të kamufluara në trup dy telefona mobilë, një kartelë SIM dhe dy kabllo mbushëse, të cilat janë konfiskuar menjëherë nga zyrtarët korrektues.

Pas zbulimit të rastit, vizita është anuluar, ndërsa ndaj personit në fjalë janë ndërmarrë procedurat e mëtejshme konform legjislacionit dhe rregullave në fuqi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe ruajtjen e rendit, sigurisë dhe integritetit brenda institucioneve korrektuese.

Advertisement
Advertisement
Advertisement