string(62) "paralajmeron-thaqi-prishtina-vitin-e-ardhshem-do-te-jete-flake"

Futboll

Gazeta Express

22/05/2025 22:37

Paralajmëron Thaqi: Prishtina vitin e ardhshëm do të jetë flakë!

Futboll

Gazeta Express

22/05/2025 22:37

Prishtina ka triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës duke mposhtur Llapin me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, kur Llapi mbeti me një lojtar më pak. Arbnor Ramadani u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 58-të dhe u përjashtua nga loja, duke lënë skuadrën e Podujevës me dhjetë futbollistë.

Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 60-të, Prishtina përfitoi nga epërsia numerike dhe shënoi golin e fitores përmes Albin Krasniqit, i cili i dha ekipit të tij trofeun.

E pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi tha se vitin e ardhshëm skuadra e tij do të jetë flakë.

“Evropa i mungoi këto dy tri vjet Prishtinës. Jam i gëzuar. I falënderoj lojtarët që dhanë maksimumin. Plisat i falënderoj përzemërsisht për përkrahjen. Prishtina vitin e ardhshëm do të jetë flakë”, tha Thaqi.