Paralajmëron Syla: Nëse nuk ka rritje të pagave, mjekët do të kalojnë në masa radikale - Gazeta Express
string(84) "paralajmeron-syla-nese-nuk-ka-rritje-te-pagave-mjeket-do-te-kalojne-ne-masa-radikale"

Paralajmëron Syla: Nëse nuk ka rritje të pagave, mjekët do të kalojnë në masa radikale

Gazeta Express

01/07/2020 7:00

Dy nga sindikatat më të mëdha në Kosovë, ajo e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë, kanë paralajmëruar masa pas shfuqizimit të Ligjit për Paga, njëra ka paralajmëruar masa radikale kurse njëra grevë të përgjithshme.

Teksa Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka paralajmëruar masa të menjëhershme, nëse s’ka reflektim nga institucionet vendore ku kanë kërkuar takim me kryeministrin Avdullah Hoti.

Lexo Edhe:

Blerim Syla nga FSShK’ja ka thënë se janë zhgënjyer nga ky vendim i Gjykatës dhe nëse nuk ju rriten pagat do ketë masa radikale nga mjekët.

“Presim takim urgjent me kryeministrin në dy ditët e ardhshme. Kam frikë se dita e hënë do të na zë me reagime më të rrepta sindikale. S’kemi kohë më të presim. Kërkojmë rritje të pagave. Që katër vjet s’ka pas dhe nëse s’ka, pavarësisht situatës, do të kalojmë në masa më radikale”, ka paralajmëruar Syla.

“Jemi mbledhur urgjentisht për hapat e mëtejmë. Sonte po ju tregoj se federata ka marrë vendim që menjëherë t’i adresohemi kryeministrit për të sqaruar situatën sepse jemi në situatën më të rëndë ekonomike. Jo vetëm në pandemi, por jemi anashkaluar me vite. Ky vendim përfundimisht ka zbehur edhe punën dhe vullnetin tonë për punë. Do të përpiqemi të gjejmë modalitete. Kërkesa decidive e parë është për rritje të pagave. S’kemi më kohë për të pritur ligjin. Siç duket jemi të prirë që ligjet t’i votojmë por të mos i implementojmë. Është kërkesë e anëtarësisë dhe shqetësim i tyre që të kemi rritje të pagave. Presim reflektimin e qeverisë, në të kundërtën do të kemi masa të tjera”, ka thënë ai në një konferencë për media mbrëmjen e së martës.

“Presim takim urgjent me kryeministrin në dy ditët e ardhshme. Kam frikë se dita e hënë do të na zë me reagime më të rrepta sindikale. S’kemi kohë më të presim. Kërkojmë rritje të pagave. Që katër vjet s’ka pas dhe nëse s’ka, pavarësisht situatës, do të kalojmë në masa më radikale”, ka paralajmëruar ai.

Kurse Rrahman Jasharaj ka thënë se SBASHK-u ka pritur që Kushtetuesja do t’i thotë “po” Ligjit për Paga, e me “ndonjë goditje për ndonjë nen që do të mund të ndryshohej më pas nga deputetët e Kuvendit të Kosovës”.

Jashari ka paralajmëruar se shtatori mund ta gjejë Kosovën me greva në arsim.