Paralajmëron nënkryetarja e PDK-së: Do të kemi aderime të reja - Gazeta Express
string(61) "paralajmeron-nenkryetarja-e-pdk-se-do-te-kemi-aderime-te-reja"

Lajme

Gazeta Express

10/12/2024 8:44

Paralajmëron nënkryetarja e PDK-së: Do të kemi aderime të reja

Lajme

Gazeta Express

10/12/2024 8:44

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mimoza Ahmetaj, theksoi se aderimet e reja do të kenë një ndikim pozitiv për partinë e tyre.

Ajo shtoi se PDK është gjithmonë e hapur për ata që besojnë në idenë, platformën dhe programin e kandidatit për deputet të kësaj partie, Bedri Hamzës.

Lexo Edhe:

‘’Natyrisht që do të ketë efekt pozitiv dhe kjo tregon se PDK është e hapur për të gjithë ata që besojnë në idenë, platformën dhe programin e z,Hamza dhe të PDK-së’’ shprehet ajo.

Ahmetaj, potencon se si PDK janë të hapur çdo here për aderime të reja dhe sipas saj, ato i konsiderojnë si aset që mund të i kontribuojnë vendit.

‘’Ne çdo herë jemi të hapur për ardhje të reja dhe çdo herë ato ne i konsiderojmë si aset që i kontribuon vendit dhe shoqërisë kosovare dhe për ta implementuar programin e z.Hamza dhe të PDK-së’’ tha ajo për FrontOnline.

Nënkryetarja e PDK-së, thotë se nuk e përjashtojnë mundësinë edhe të aderimeve tjera.

‘’Ne asnjëherë nuk e përjashtojmë mundësinë e aderimeve të reja deri në momentin e fundit’’ deklaroj Ahmetaj.