Paralajmëron mjeku kosovar: Do të rrimë gjatë në shtëpi, bëhuni gati - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

04/04/2020 10:21

Paralajmëron mjeku kosovar: Do të rrimë gjatë në shtëpi, bëhuni gati

Lajme

Gazeta Express

04/04/2020 10:21

Mjeku kosovar, Visar Berisha ka paralajmëruar se do të mbesim gjatë të mbyllur në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se nuk ka asnjë garancë se kur do të arrihet zotimi i këtij virusi.

Sipas tij, Italia ka paralajmëruar se 1 maji italianët do t’i zë nëpër shtëpi.

“Do rrijmë gjatë në shtepi, bëhuni gati!”, ka shkruar ai.

Security Check Required

null

Deri tash në Kosovë janë prekur 135 persona me koronavirus, një ka vdekur, kurse 16 janë shëruar. Së pari virusi është lajmëruar në Klinë e Viti. Pastaj Malishevë, Podujevë, Gjakovë, Prishtinë, Lipjan. Në gjithë botën janë prekur më shumë se një milion njerëz prej kësaj sëmundjeje ngjitëse, prej të cilëve 226 mijë janë shëruar ndërsa 59 mijë kanë vdekur.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës. E ka shpallur edhe “Gjendjen e emergjencës së shëndetit Publik”, ku shtetit i lejohet të përdor secilin resurs publik e privat për ta mposhtur virusin.

Koronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të Europës përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi.

Koronavirusi nisi në Wuhan të Kinës ku fillimisht virusi ishte përcjell nga shtazës e më vonë kaloi edhe te njeriu. Ende s’është gjetur vaksina me të cilën do të parandalohej shpërndarja e virusit.  Për t’u mbrojtur nga ky virus kërkohet të mos kini kontakte me njerëz, të mos qëndroni në ambiente të mbyllura dhe t’i kushtoni kujdes higjienës, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve.

Deri më tash, shumica e të prekurve me koronavirus janë shëruar. Kanë pasur probleme vetëm të moshuarit dhe ata që kanë pasur edhe më herët probleme shëndetësore./Gazeta Express