Paralajmëron Ibrahimi: Komunat drejt falimentimit, vetëm për tre muaj iu morën 31.6 milionë euro - Gazeta Express
string(94) "paralajmeron-ibrahimi-komunat-drejt-falimentimit-vetem-per-tre-muaj-iu-moren-31-6-milione-euro"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 8:59

Paralajmëron Ibrahimi: Komunat drejt falimentimit, vetëm për tre muaj iu morën 31.6 milionë euro

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 8:59

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se vetëm gjatë muajit janar 2026, komunave të Kosovës u janë marrë mbi 31.6 milionë euro nga ekzekutimi i vendimeve gjyqësore, një goditje që ,sipas tij, e drejtpërdrejtë ndaj financave lokale dhe funksionimit normal të pushtetit lokal.

“Kjo nuk është më çështje teknike por është krizë financiare e shkaktuar nga mungesa e veprimit të Qeverisë. Shifrat janë alarmante dhe tregojnë qartë përmasat e këtij kolapsi. Prizreni mbi 12.3 milionë euro, Ferizaj mbi 7.3 milionë euro, Rahoveci mbi 2.8 milionë euro, Vushtrria mbi 2 milionë euro edhe komuna si Prishtina, Deçani, Vitia, Gjakova po goditen rëndë”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.

Pra, rrjedhimisht, siç thotë ai, dy komunat e para përbëjnë mbi 60% të totalit, që thotë ai, një tregues i qartë i një sistemi të pabalancuar dhe të padrejtë.

“Ky trend nuk është i rastësishëm por është rezultat i drejtpërdrejtë ikontratave kolektive të nënshkruara pa mbulim financiar,vendimeve qendrore pa analizë të ndikimit në komuna, dhe mungesës totale të ndërhyrjes nga Qeveria për të ndalur këtë hemorragji financiare”, deklaroi ai.

Nëse kjo vazhdon, sipas Ibrahimit, investimet kapitale do të ndalen, shërbimet bazike do të rrezikohen, subvencionet për qytetarët do të zhduken, dhe komunat do të hyjnë në një kolaps të plotë financiar.

“Komunat nuk mund dhe nuk duhet të mbajnë barrën e vendimeve të marra në nivel qendror. Kjo është e papranueshme. Në emër të komunave të Kosovës, kërkojmë:  ndërhyrje urgjente të Qeverisë, zgjidhje të menjëhershme për mbulimin e obligimeve nga niveli qendror, dhe ndaljen e kësaj praktike që po e shkatërron financiarisht pushtetin local”, tha Ibrahimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement