Paralajmërojnë studiuesit: Aktiviteti i ulët fizik është duke shkaktuar vdekje të hershme tek këta pacientë - Gazeta Express
string(106) "paralajmerojne-studiuesit-aktiviteti-i-ulet-fizik-eshte-duke-shkaktuar-vdekje-te-hershme-tek-keta-paciente"

Paralajmërojnë studiuesit: Aktiviteti i ulët fizik është duke shkaktuar vdekje të hershme tek këta pacientë

Gazeta Express

01/07/2020 16:10

Një studim i ri sugjeron, që sasia totale e kohës, që njerëzit e kalojnë ulur është e lidhur ngushtë me një rrezik më të lartë të vdekjes së hershme, sidomos tek personat me kancer ose sëmundje kardiovaskulare. Nga ana tjetër zëvendësimi i një pjese të kësaj kohe, me aktivitete fizike duken se e zvogëlon këtë rrezik, shkruan  Medical News.

Ushtrimi i aktivitetit të rregullt fizik është një mënyrë që tanimë është aprovuar, që njerëzit të ulin mundësinë e tyre për të zhvilluar kancer dhe të vdesin prej tij.

Lexo Edhe:

Shoqata Amerikane e Kancerit rekomandon të bëni të paktën 150 minuta aktivitet të moderuar çdo javë. Sidoqoftë, studimi sugjeron që më pak se një e katërta e të rriturve në ShBA e arrijnë këtë.

Një analizë e studimeve të mëparshme ka gjetur lidhshmërinë në mes të aktivitetit të ulët fizik dhe vdekshmërinë më të lartë të personave me kancer dhe sëmundje kardiovaskulare. Të gjitha këto studime mbështeten në raportet e vetë pacientëve me këto sëmundje.

Studimi i ri nga Unviersiteti i Teksasit, përdori të dhënat e 8000 të rriturve të moshës 45 vjeç e më të vjetër në mes të viteve 2003 dhe 2007.

Si pjesë e këtij studimi, hulumtuesit lidhën disa matës të hapave tek këta pjesëmarrës, për të siguruar një masë objektive të nivelit të aktivitetit për një periudhë prej 7 ditësh.

Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit, të cilët kalonin kohën më të madhe të ditës duke ndenjur ulur dhe pa bërë aktivitete fizike, kishin një rrezik prej 36%  më të lartë për të vdekur nga kanceri në krahasim me ata, që kishin kaluar kohën me të madhe duke bërë aktivitete fizike.

Si rezultat, shkencëtarët zbuluan fakorët, të cilët kishin rritur vdekshmërinë tek pacientët me kancer dhe sëmundje kardiovaskulare:

Nivelet e përgjithshmë të aktivitetit fizik

Mosha

Statusi i pirjes së duhanit

Shprehia e konsumimit të alkoolit

Indeksi i masës trupore

Kushtet ekzistuese