Minsitri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me gjeneralin e FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndrojnë për një vizitë në SHBA. Maqedonci ka njoftuar për një takim që kanë pasur në Departamentin e Mbrojtjes me zëvendës ndihmës Sekretarin e Mbrojtejs, David Baker, moment që e ka cilësuar edhe si “kulmi i vizitës” shkruan Express.
Ndonëse gjatë një interviste në Kosovë, Maqedonci kishte paralajmëruar për një marrëveshje historike që do të nënshkruhej në SHBA, ai sot ka njoftuar se kanë pasur diskutime për mundësitë e zhvillimit të industrisë së mrbojtjes përmes programeve dhe projekteve të përbashkëta, e për të cilat “janë dakorduar mbi parimet e bashkëpunimit”, shkruan Express.
Maqedonci i cili në këtë vizitë është duke u shoqëruar nga gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, ka thënë se janë zotuar për të përmbyllur me sukses fazën e tretë të Planit të Tranzicionit të FSK-së./Express/