Paralajmërohet shtrenjtimi i energjisë elektrike deri në 50% - Gazeta Express
string(59) "paralajmerohet-shtrenjtimi-i-energjise-elektrike-deri-ne-50"

Paralajmërohet shtrenjtimi i energjisë elektrike deri në 50%

Lajme

Gazeta Express

18/08/2022 23:53

Mosekzekutimi i subvencionit prej 100 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës para pak muajve tash mund t’i kushtojë Kosovës deri në 5 milionë euro në ditë import, ose mund të sjellë shtrenjtim.

Gazetar: Unitet Berisha

Lexo Edhe:

Kjo pajisje që prodhon rrymë u bë e shfrytëzueshme prapë.

Kosovarët prej ditësh po përballen me reduktime të energjisë elektrike.

E që të kjo të parandalohej, Zyra e Rregullatorit kishte propozuar një subvencionim prej 100 milion euro nga shteti i Kosovës.

Këto mjete qeveria i ndau që të blihet energji më e lirë, por që nuk u ekzekutuan asnjëherë.

Nga Kompania Kosovare për  Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë  (KEDS) thonë se edhe në rast se kjo ndodhë, tash është vonë.

Buzhala paralajmëron Kosova mund të paguajë shifra marramendëse për import të rrymës muajve të dimrit.

Nga Shoqëria Civile thonë se mos ndarja e mjeteve për energjinë nga Qeveria, do të mund t’iu kushtojë kosovarëve me rritje enorme të tarifave të rrymës.

Kosova thotë që zgjidhja me e mirë është kursimi maksimal.

Në këto ditë  vendi ka prodhuar afër 120 mega vat në orë më pak sesa nga kërkesa e konsumatorëve. Televizioni ka kërkuar një përgjigje nga Qeveria e Kosovës në lidhje me mos ndarjen e mjeteve për subvencionim, por nga ekzekutivi nuk kanë kthyer përgjigje