Paralajmërohet protestë masive gjithë-shtetërore kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike - Gazeta Express
string(91) "paralajmerohet-proteste-masive-gjithe-shteterore-kunder-shtrenjtimit-te-energjise-elektrike"

Paralajmërohet protestë masive gjithë-shtetërore kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Gazeta Express

05/08/2020 23:55

Nesër (E enjte) në ora 19:00 në disa qytete të Maqedonisë së Veriut është paralajmëruar protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Kjo protestë u nxit nga vendimi i fundit i Komisionit Rregullatorë të Energjetikës për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike për 7.4% në kohë të pandemisë e cila përveç shëndetit fizik dhe mental, ka dëmtuar rëndë edhe ekonominë në të gjithë botën.

Lexo Edhe:

“Të nderuar qytetarë, nesër, me fillim në ora 19:00 në Sheshin Iliria Tetovë, do të protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Andaj sa më i madh të jetë numri i protestuesve aq më shpejtë do të arrijmë të zbrapsim vendimet anti-humane të marra së fundmi nga Komisioni Rregullatorë për Energjetikë, si dhe për të gjitha padrejtësitë tjera që na bëhen nga kjo strukturë johumane.

Pra, nesër është dita kur do u thuhet BOLL MË!” thuhet në një paralajmërim të Këshillit Iniciues nga grupi i Tetovës.

Protestat parashihen të jetë të qeta. Pritet që të përcillen disa kërkesat në formë ultimatumi, e që kanë të bëjnë me energjetikën, çmimin dhe mënyrën e funskionimit.

Shumë fytyra të njohura kanë paralajmëruar pjesëmarrje në protesta dhe sipas organizatorëve, pritet që të ketë dalje masive.

Nga Këshilli Inicues bëjnë thirrje që të respektohen masat anti-covid, pra protestuesit të mbajnë maska dhe të sa më shumë distancë nga njëri tjetri./GazetaExpress/