Paralajmërohet për përmbytje në këto zona të Shqipërisë, nesër reshjet të dendura - Gazeta Express
string(80) "paralajmerohet-per-permbytje-ne-keto-zona-te-shqiperise-neser-reshjet-te-dendura"

Gazeta Express

25/09/2020 17:08

Paralajmërohet për përmbytje në këto zona të Shqipërisë, nesër reshjet të dendura

Gazeta Express

25/09/2020 17:08

Duke filluar nga sot në mbrëmje e veçanërisht ditën e nesërme, disa zona në territorin e Shqipërisë rrezikojnë të përmbyten për shkak të reshjeve të dendura që pritet të bien.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) i është drejtuar me një shkresë 5 prefekturave në vend, të cilat mund të rrezikojnë përmbytje në zonat e tyre.

Lexo Edhe:

“Sipas IGJEUM, ne veri perendim dhe jug te vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu. Zonat që rrezikojnë të preken më shumë jane Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja. Vlerësoni zonat më të rrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë. Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje”- thuhet ne njoftim.

Sipas AKMC, pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku dhe te kalojne në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal.

“Forcave të Armatosura dhe Policisa Shtetit, në gatishmëri me kapacitetet e deklaruara për rastet e emergjencave”- thuhet me tej.