Paralajmërohet kolapsi financiar i Rusisë, do të dështojë t'i paguajë borxhet - Gazeta Express
string(75) "paralajmerohet-kolapsi-financiar-i-rusise-do-te-deshtoje-ti-paguaje-borxhet"

Lajme

Gazeta Express

09/03/2022 18:49

Paralajmërohet kolapsi financiar i Rusisë, do të dështojë t’i paguajë borxhet

Lajme

Gazeta Express

09/03/2022 18:49

Një kompani kredibile ndërkombëtare ka paralajmëruar që Rusia së shpejti nuk do të jetë në gjendje t’i paguajë borxhet e saj.

Sipas agjencisë “Fitch Ratings”, rreziku që Rusia të mos mund t’i paguajë borxhet dhe detyrimet, është  i madh, transmeton Gazeta Express.

Kjo vjen si pasojë e sanksioneve më të ashpra të vëna mbi Rusinë historikisht nga shtetet perëndimore, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Edhe Moska ka thënë se pagesat e saj të borxheve mund të ndikohen negativisht nga sanksionet.

 Gjendja është rënduar sidomos nga dje, kur SHBA njoftoi sanskionet e reja tregtare për gazin dhe naftën ruse. Presidenti Joe Biden ka thënë se me këtë lëvizje ka goditur arterien e ekonomisë ruse.