Paralajmërohen rivalët e Juventusit në Champions: Ronaldo, gati për një tjetër mrekulli - Gazeta Express
string(86) "paralajmerohen-rivalet-e-juventusit-ne-champions-ronaldo-gati-per-nje-tjeter-mrekulli1"

Paralajmërohen rivalët e Juventusit në Champions: Ronaldo, gati për një tjetër mrekulli

Gazeta Express

06/08/2020 12:25

Portieri Wojciech Szczesny i ka paralajmëruar rivalët e Juventusit në Ligën e Kampionëve se Cristiano Ronaldo është gati ta performojë një tjetër mrekulli në garën prestigjioze evropiane.

Bardhezinjtë po përgatiten për rinisjen e sezonit në Ligën e Kampionëve, të cilat do ta fillojnë me përballjen e së premtes kundër Lyonit në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra e Maurizio Sarrit e kishte humbur ndeshjen e parë kundër Lyonit me rezultat 1:0, mirëpo të gjithë në Juventus janë shprehur optimistë se mund ta përmbysin rezultatin në ndeshjen kthyese për të kaluar në çerekfinale.

Juventusi u përball me një sfidë të ngjashme në po të njëjtën fazë gjatë sezonit të kaluar, kur Atletico Madridi e kishte fituar ndeshjen e parë me epërsi prej dy golash.

Megjithatë, Ronaldo e kishte shpëtuar Juventusin me het-trikun e tij të shënuar në ndeshjen kthyese. Szczesny beson se pesë-herë fituesi i Topit të Artë dëshiron ta përsërisë një mrekulli të tillë sërish.

“Skuadrën e shoh të gatshme për këtë ndeshje. Jemi në një ambient të ngjashëm si vitin e kaluar, para ndeshjes kundër Atletico Madridit”, ka thënë portieri i Juventusit për Tuttosport.

“Ne mund ta arrijmë të njëjtën gjë këtë vit. Sërish het-trik nga Ronaldo? Askush në botë nuk ka dyshim se Cristiano mund ta bëjë këtë sërish.  Si zakonisht, ai e bën dallimin në momentet vendimtare dhe tani është gati ta performojë një tjetër mrekulli”.

“Ne po luajmë për një synim të rëndësishëm, nuk është e vështirë të motivohesh për këtë. Të gjithë jemi të përqendruar. Lyoni duket në formë, duket se është të luajë dhe do ta shohim kush do t’i arrijë çerekfinalet”. /Gazeta Express/