Këshilltari i Presidentit të SHBA-së për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, në një konferencë për media ka folur rreth shqetësimit të ngritur nga politikani republikan, Mike Turner, rreth një “kërcënimi të sigurisë kombëtare” pasi Rusia dëshiron që të vendos në hapësirë një armë nukleare, shkruan ABC News, transmeton Express.
Sullivan ka thënë se ka caktuar një takim të klasifikuar me udhëheqësit e Kongresit për këtë çështje.
Gjatë konferencës për media ka pasur presion të gazetarëve në drejtim të Sullivan për rastin, megjithatë Sullivan ka refuzuar të thotë nëse takimi i të mërkurës ishte për kërcënimin e raportuar.
Ai gjithashtu nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme për këtë, duke thënë se “amerikanët e kuptojnë se ka një sërë kërcënimesh dhe sfidash në botë me të cilat po përballemi çdo ditë”, siç është terrorizmi.
“Kam besim se presidenti Biden, në vendimet që po merr, do të garantojë sigurinë e popullit amerikan”, ka thënë Sullivan./Express/
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...