Paralajmërimi për sulme nga Irani në Shqipëri, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë - Gazeta Express
string(81) "paralajmerimi-per-sulme-nga-irani-ne-shqiperi-reagon-ambasada-amerikane-ne-tirane"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 8:18

Paralajmërimi për sulme nga Irani në Shqipëri, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 8:18

Ambasada Amerikane në Tiranë reagoi për A2CNN lidhur me paralajmërimin e bërë dje se grupe të lidhura me Iranin mund të sulmojnë objektiva të caktuara në Shqipëri.

E pyetur nga gazetarja e A2CNN Fjorela Beleshi nëse alarti që njoftuan mbrëmë ka të bëjë me ndonjë kërcënim konkret apo informacion të besueshëm që ka të bëjë me Shqipërinë, apo bëhet fjalë për një paralajmërim paraprak në kuadër të zhvillimeve më të gjera rajonale, një zyrtar i ambasadës amerikane tha se “do të ofrojmë më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm.

 “Administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë se siguria dhe mbrojtja e amerikanëve.  Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara vlerëson bashkëpunimin e saj të ngushtë në çështjet e sigurisë me Qeverinë e Shqipërisë, e cila ka shfaqur një angazhim të vazhdueshëm për të siguruar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe të gjithë banorëve të Shqipërisë.  Ne do të ofrojmë më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm”, thuhet në përgjigje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement