Paralajmërimi për rrezikim të ushtarëve amerikanë, Hovenier: Mëdyshje për partneritetin e Qeverisë me ne, s’kemi përgjigje efektive - Gazeta Express
string(127) "paralajmerimi-per-rrezikim-te-ushtareve-amerikane-hovenier-medyshje-per-partneritetin-e-qeverise-me-ne-skemi-pergjigje-efektive"

Paralajmërimi për rrezikim të ushtarëve amerikanë, Hovenier: Mëdyshje për partneritetin e Qeverisë me ne, s’kemi përgjigje efektive

Lajme

Gazeta Express

13/08/2024 18:05

Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA’së në Kosovë, ka thënë se qeveria amerikane është sfiduar nga kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij “në disa mënyra”.

Kështu tha kur u pyet se a i konsideron Kurti partnerë SHBA’të.

Lexo Edhe:

Ai shtoi se në disa cështje ka partneritet të ngushtë, mirëpo jo kur vjen fjala te disa cështje që lidhen me veriun dhe dialogun.

“Nuk mund të flas se si na konsideron ai. Mund të them vetëm se nga këndvështrimi i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, jemi sfiduar nga kryeministri dhe Qeveria e tij në disa mënyra. Në disa çështje kemi partneritet të mirë dhe të ngushtë. Kemi punuar së bashku në disa gjëra të rëndësishme për të përmirësuar ekonominë e Kosovës dhe jemi përpjekur për ta ndihmuar vendin që të krijojë një sistem ekonomik që iu ofron mirëqenie më të mirë. Kemi arritur përparim të njëmendtë me autoritetet e shtetit të Kosovës për t’i ndihmuar institucionet mjaft të reja të Qeverisë, që të jenë më efikase në punën e tyre dhe për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Por, për këto çështje, më duhet të them se jemi sfiduar nga kryeministri dhe Qeveria e tij, dhe më duhet të them se cilësia e partneritetit tonë nuk është ajo që do të shpresonim të ishte për disa nga këto çështje që lidhen me mënyrën se si merret me çështjen e veriut dhe me atë të dialogut”, tha Hovenier në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai përsëriti deklaratën e zëdhëënsit të DASH’it për mbylljen e zyrave të Postës në Veri.

“Ne patëm një moment të jashtëzakonshëm dhe do të marr pak kohë që ta lexoj një pjesë të deklaratës, kur hiç më larg se javën e kaluar, pas aksioneve të pakoordinuara kundër zyrave të Postës në veri, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha: “Jemi të shqetësuar nga vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara të udhëheqësisë së Kosovës. Ne besojmë se ato i vënë në rrezik mundësitë që ne kemi ndihmuar që Kosova t’i krijojë. Nëse shikoni, që nga pavarësia e Kosovës, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur fuqimisht integrimin e saj të plotë në bashkësinë ndërkombëtare si një demokraci sovrane dhe shumetnike, por për ta realizuar këtë vizion, i cili është një vizion që ne e ndajmë, ne kemi bashkëpunuar me udhëheqësit e njëpasnjëshëm politikë të Kosovës për masat që fuqizojnë paqen dhe prosperitetin në vend, që e çojnë Kosovën përpara në rrugëtimin euroatlantik. E nxisim këtë Qeveri të Kosovës që të kthehet – – gjë që sugjeron se nuk jemi në atë pikë tani – në një angazhim të ngushtë dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara, me BE-në, me NATO-n dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë të Kosovës”.”

REL e pyeti ambasadorin e “sa kohë do të tolerojnë që të sfidohen?”.

Ai tha se ka mëdyshje se sa e përkushtuar është Qeveria Kurti për partneritet me SHBA’të.

Hovenier shtoi se kur flasin me një qeveri për gjërat që mund të bëjë të cilat shtojnë rrezikun për ushtarët tanë dhe nuk jemi të bindur se po marrim një përgjigje efektive, ndikon në pikëpamjen se në çfare mase po i merr Qeveria shqetësimet e tyre.

“E dini, Kosova është shtet sovran dhe ne e pranojmë si të tillë. Kështu që nuk e di nëse është çështje e tolerancës. Mendoj se më shumë ka të bëjë me cilësinë e partneritetit tonë. Kemi mëdyshje se sa e përkushtuar është kjo Qeveri për partneritet me ne. Kur flasim me një Qeveri për gjërat që mund të bëjë të cilat shtojnë rrezikun për ushtarët tanë dhe nuk jemi të bindur se po marrim një përgjigje efektive, kjo ndikon në pikëpamjen tonë se deri në çfarë mase kjo Qeveri po i merr parasysh shqetësimet tona, sa e përkushtuar është kjo Qeveri ndaj partneritetit që duam të kemi.”