Paralajmërimi i Trumpit për dalje të SHBA-së nga NATO - çfarë thuhet për këtë në Traktatin e Aleancës? - Gazeta Express
string(99) "paralajmerimi-i-trumpit-per-dalje-te-shba-se-nga-nato-cfare-thuhet-per-kete-ne-traktatin-e-aleances"

Ballina

Gazeta Express

01/04/2026 14:40

Paralajmërimi i Trumpit për dalje të SHBA-së nga NATO – çfarë thuhet për këtë në Traktatin e Aleancës?

Ballina

Gazeta Express

01/04/2026 14:40

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se është duke e konsideruar seriozisht daljen e SHBA-së nga NATO, për shkak të mospërfshirjes së shteteve aleate në luftën që SHBA po bën kundër Iranit. shkruan Gazeta Express.

Një gjë të tillë Trump e ka thënë sot në një intervistë për media.

I pyetur nga gazeta Telegraph nëse do ta rishqyrtonte anëtarësimin e SHBA-së në NATO pas luftës, Trump ka thënë: “Oh po, do të thoja se (është) përtej çdo rishqyrtimi… Nuk u ndikova kurrë nga NATO. Gjithmonë e dija që ata ishin një tigër letre, dhe (Presidenti rus Vladimir) Putin e di këtë gjithashtu, meqë ra fjala.”

Por çfarë thuhet në Traktatin e NATO-s për largimin e një shteti Aleat?

Në Traktatin që është publik në faqen zyrtare të NATO-s thuhet se nëse një palë vendos që të largohet, ajo duhet ta njoftojë Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, që në këtë rastë është vetë shteti për të cilin përmendet largimi.

Pas kësaj, SHBA ka për detyrë që të njoftojë shtetet e tjera anëtare për secilin njoftim për tërheqje.

Largimi nga NATO hyn në fuqi, një vit pas njoftimit të tij.

“Pasi Traktati të ketë qenë në fuqi për njëzet vjet, çdo Palë mund të pushojë së qeni Palë një vit pasi njoftimi i saj i njoftimit zyrtar t’i jetë dhënë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila do të informojë qeveritë e Palëve të tjera për depozitimin e çdo njoftimi për tërheqje zyrtare”, thuhet në Nenin 13 të Traktatit.

NATO është prezente në Kosovë me një numër të madh trupash të cilët vazhdojnë misionin e tyre në kuadër të KFOR-it dhe bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së. SHBA është një prej shteteve që ka rreth 600 trupa në Kosovë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement