Paralajmërimi i Kurtit për hapa politik kundër vendimit të Kushtetueses, VV sot del në konferencë për media - Gazeta Express
string(106) "paralajmerimi-i-kurtit-per-hapa-politik-kunder-vendimit-te-kushtetueses-vv-sot-del-ne-konference-per-media"

Gazeta Express

30/05/2020 13:27

Paralajmërimi i Kurtit për hapa politik kundër vendimit të Kushtetueses, VV sot del në konferencë për media

Gazeta Express

30/05/2020 13:27

Lëvizja Vetëvendosje që drejtohet nga Albin Kurti kanë njoftuar sot se do të mbajnë një konferencë për media në zyrën qendrore të partisë në orën 17:00.

Kjo konferencë për media vjen dy ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në favor të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër, vendim ky të cilin vetë Kurti ka thënë se nuk e pranon.

Lexo Edhe:

“Sot, në ora 17:00, në zyren e saj qendrore, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Në reagimin e djeshëm të Kurtit në të cilin kishte listuar një sërë kundërshtimesh me aktgjykimin e Kushtetueses, kishte paralajmëruar se partia e tij së shpejti do të njoftojë edhe për hapat politik që do të ndërmarr pas një vendimi të tillë.

“Për fund, ne njëmend nuk kemi pasur shpresa të mëdha për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mirëpo, ky vendim është përtej imagjinatës e nën çdo nivel (logjik e juridik). Si i padrejtë, ai është i papranueshëm. Për hapat e tjerë politikë do të njoftojmë qytetarët në ditët në vijim”, kishte theksuar Kurti.

Në kohën derisa Gjykata Kushtetuese po merrej me ankesën për dekretin e Thaçit, në shesin kryesor të Prishtinës janë bërë edhe protesta, për të cilat aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje thonin se janë testime.

Në protestën e fundit në të cilën kanë kërkuar zgjedhje të reja, protestuesit nga ballkoni i qeverisë i ka përshëndetur edhe vetë kryeministri në detyrë, Albin Kurti./Express/