Paralajmërimi i Kissinger: SHBA është në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën - Gazeta Express
string(74) "paralajmerimi-i-kissinger-shba-eshte-ne-prag-te-luftes-me-rusine-dhe-kinen"

Paralajmërimi i Kissinger: SHBA është në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën

Lajme

Gazeta Express

14/08/2022 18:27

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger deklaroi se Uashingtoni zyrtar ka refuzuar diplomacinë tradicionale.

Sipas tij, në mungesë të një lideri të madh, bota e ka sjellë botën në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën për Ukrainën dhe Tajvanin.

Lexo Edhe:

“Ne jemi në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën për një çështje që jemi pjesërisht krijuesit e saj, pa asnjë koncept se si do të përfundojë kriza apo ku do të na çojë ajo”, tha ai për “Wall Street Journal”.

Ai theksoi se liderët modernë amerikanë e shohin diplomacinë si diçka për të cilën duhet të kenë marrëdhënie personale me armikun, të përpiqen të konvertojnë ose dënojnë bashkëbiseduesit e tyre dhe nuk përpiqen të kuptojnë mendimin e tyre.

Kissinger beson se Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë një ekuilibër mes vetes, Rusisë dhe Kinës.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të rrisin tensionet.