Paralajmërimi i grevistëve në Poçem: Vetëflijohemi nëse s’na japin pagat - Gazeta Express
string(70) "paralajmerimi-i-grevisteve-ne-pocem-veteflijohemi-nese-sna-japin-pagat"

Paralajmërimi i grevistëve në Poçem: Vetëflijohemi nëse s’na japin pagat

Gazeta Express

27/02/2020 15:32

Punonjësit e nënstacionit të pompimit të Poçemit kanë paralajmëruar përshkallëzim të grevës së tyre të urisë, nëse autoritet përgjegjëse nuk plotësojnë kërkesën e tyre për dhënien e 7 pagave të prapambetura.

Paralajmërimi vjen këtë të enjte, teksa naftëtarëve të Ballshit, të cilët po ashtu hynë në grevë ditë më parë, iu plotësua njëra nga kërkesat me dhënien e pagave të prapambetura.

Lexo Edhe:

Grevistët e Poçemit, të cilët qëndrojnë të ngujuar prej mëse dy javësh, janë shprehur se do të sakrifikojnë dhe jetët nëse nuk marrin të paktën 7 paga. Punonjësit po ashtu kërkojnë dhe nënshkrimin e kontratës së re të punës.

14 fshatra në Mallakastër janë pa energji elektrike pasi është stakuar fideri i Fratarit. Grevistët nuk kanë lejuar punonjësit e OSHE që të futen në fider për të rilidhur energjinë. /Express