Të pasionuarit pas palestrës veshin gjithçka — nga atletet më moderne deri te orët inteligjente për të monitoruar progresin.
Por ekspertët paralajmërojnë se ka një send që duhet patjetër të hiqni para se të ngjiteni në rutine ose të ngrini pesha të rënda:
Unazat e martesës apo të fejesës.
Sado e çuditshme të duket ta heqësh unazën e dashurisë përkohësisht, mbajtja e saj gjatë stërvitjes mund të çojë në grumbullim të djersës, baktereve dhe papastërtive, thonë ekspertët.
Madje, mund të jetë edhe rrezik serioz për lëndime të rënda.
Eksperti i bizhuterive, Neil Ditta nga Angelic Diamonds, paralajmëron:
“Palestrat janë tashmë vende me rrezik të lartë për baktere dhe kërpudhave, për shkak të sipërfaqeve të djersitura dhe kontaktit të afërt. Tendencat në rritje për stërvitje me intensitet të lartë e rrisin edhe më shumë rrezikun.”
Ai sjell 7 arsye se pse duhet ta hiqni unazën përpara çdo stërvitjeje:
1. Bakteret dhe mikrobet
Një anketë me 2,000 persona zbuloi se 66% nuk e pastrojnë kurrë unazën e tyre.
Djersa dhe papastërtitë që mblidhen gjatë stërvitjes e bëjnë unazën një “strehë” për baktere, që mund të shkaktojnë:
skuqje të lëkurës
irritim
infeksione
2. Dëmtimi fizik
Pesha metalike e dambellave, kettlebell-ve dhe shufrave mund të gërvishtin ose shtrembërojnë unazën.
Edhe gurët e çmuar, si diamantët, mund të plasin ose çahen nëse goditen fort.
Rreziku është edhe më i madh për gurë më të butë si safirët apo smeraldët.
3. Enjtja e gishtave
Gjatë stërvitjes, qarkullimi i gjakut rritet dhe gishtat enjten.
Kjo mund ta bëjë heqjen e unazës të dhimbshme ose të pamundur, shpesh duke përfunduar në urgjencë.
4. Lëndime të rënda – “Ring Avulsion”
Një unazë që ngjitet në pajisje gjatë stërvitjes mund të tërheqë fort gishtin, duke shkaktuar:
dëmtim të lëkurës
çarje të tendinave
thyerje kockash
Janë dhjetëra mijëra raste çdo vit, shumë prej tyre në palestër.
5. Rreziku për ta humbur
Djersa dhe lëvizjet e vrullshme mund ta bëjnë unazën të rrëshqasë pa u ndjerë nga gishti.
6. Irritim i lëkurës
Djersa, papastërtia dhe kimikatet nga produktet e pastrimit të palestrës mund të:
dëmtojnë lëkurën
zbehin shkëlqimin e unazës
përshpejtojnë konsumimin e metaleve dhe gurëve
7. Stërvitjet me intensitet të lartë rrisin rrezikun
Lloje si CrossFit, HIIT, ngritje peshe apo trajnimi funksional përfshijnë lëvizje të shpejta dhe kapje të forta.
“Këto forma stërvitjeje janë të shkëlqyera për shëndetin, por të dëmshme për unazat,” thotë Ditta.
“Është shumë më e sigurt t’i lini në shtëpi gjatë këtyre aktiviteteve.” /GazetaExpress/