Paralajmërim, nëse keni Western Digital My Book – shkyçeni sa më shpejtë nga interneti - Gazeta Express
string(83) "paralajmerim-nese-keni-western-digital-my-book-shkyceni-sa-me-shpejte-nga-interneti"

AutoTech

Gazeta Express

27/06/2021 13:18

Paralajmërim, nëse keni Western Digital My Book – shkyçeni sa më shpejtë nga interneti

AutoTech

Gazeta Express

27/06/2021 13:18

Western Digital ka këshilluar pronarët e disqeve të jashtme të My Book, që t’i shkyçin nga interneti sa më shpejtë që të munden – kjo për shkak të rrezikut të humbjes së të dhënave.

Prodhuesi i njohur i disqeve të jashtme, këshillon përdoruesit e tyre që sa më shpejtë t’i shkyçin nga rrjeti – për shkak të problemeve që mund të kenë dhe t’ju shkaktojnë humbjen e të dhënave.

Lexo Edhe:

Inxhinierët e Western Digital janë duke hetuar shkakun e këtyre problemeve, të cilët nga dje janë shfaqur tek përdoruesit e tyre.

E derisa të mos zgjidhet ky problem, rekomandohet të përcillen forumet që trajtojnë këtë çështje dhe njësinë për përkrahje teknike – gjithmonë duke shpresuar se disqet e përdoruesve nuk janë prekur nga ky problem.