Sot, në shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në sheshin kryesor të kryeqytetit po mbahet parakalimi solemn i trupave të Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Qindra qytetarë kanë dalë për të ndjekur nga afër ceremoninë festive, ndërsa atmosfera është e mbushur me entuziazëm dhe simbole shtetërore në këtë përvjetor të rëndësishëm për vendin.
Ndërkohë, Presidenca e Republikës së Kosovës ka shpërndarë pamje live nga parakalimi, i cili po zhvillohet aktualisht, duke u mundësuar qytetarëve brenda dhe jashtë vendit ta ndjekin në kohë reale këtë ngjarje solemne.