string(57) "parakalim-festiv-ne-620-vjetorin-e-lindjes-se-skenderbeut"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 13:40

Parakalim festiv në 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 13:40

Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në Prishtinë u mbajt parakalim festiv, ku morën pjesë grupe të ndryshme artistike dhe shoqata kulturore nga trojet shqiptare, raporton Ekonomia Online.

Pjesëmarrësit, të veshur me kostume tradicionale nga treva të ndryshme shqiptare, sjellën përmes paraqitjeve të tyre një mozaik të pasur të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ngjarja u organizua si pjesë e aktiviteteve përkujtimore për figurën e Skënderbeut, simbol i rezistencës dhe unitetit kombëtar.

Parakalimi filloi në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe vazhdoi drejt sheshit “Nëna Terezë”.