string(91) "paraglidisti-kinez-mbijeton-pasi-aksidentalisht-nje-ere-e-fuqishme-e-coi-ne-lartesi-te-reve"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 14:00

Paraglidisti kinez mbijeton pasi aksidentalisht një erë e fuqishme e çoi në lartësi të reve

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 14:00

Një paraglidist kinez ka mbijetuar pasi aksidentalisht u shty 8500 m në qiell mbi Kinën veriperëndimore, raportojnë mediat shtetërore.

Peng Yujiang, 55 vjeç, po testonte pajisje të reja në 3000 metra mbi nivelin e detit, mbi malet Qilian, kur një rrymë e rrallë ajri e njohur si “thithja e reve” e tërhoqi atë rreth 5000 metra më lart në një formacion reje.

Ngjarjet e së shtunës u filmuan në një kamerë që ishte montuar në pajisjet e Peng dhe pamjet janë bërë virale pasi u postuan në Douyin, versioni kinez i TikTok.

Në këto pamje Peng u shfaq duke u mbajtur pas kontrolleve të parashutit, me fytyrën dhe pjesën më të madhe të trupit të mbuluar me kristale akulli, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

“Ishte e frikshme… Gjithçka ishte e bardhë. Nuk mund të shihja asnjë drejtim. Pa busullën, nuk do ta dija se në cilën anë po shkoja. Mendova se po fluturoja drejt, por në realitet, po rrotullohesha”, tha ai për China Media Group.

Peng i mbijetoi për pak vdekjes pasi nivelet e oksigjenit janë të pakta në atë lartësi, e cila është pak më e ulët se maja 8849 metra e malit Everest. Temperaturat gjithashtu mund të bien deri në -40C.

“Doja të zbrisja shpejt, por thjesht nuk munda. Më ngritën gjithnjë e më lart derisa isha brenda resë”, tha ai.

Peng, i cili ka qenë me paraglidist për katër vjet e gjysmë, tha se ai mund të kishte humbur vetëdijen gjatë zbritjes së tij, duke shtuar se pjesa më e frikshme e përvojës së tij ishte përpjekja për të rimarrë kontrollin e parashutës ndërsa ai rrotullohej në ajër.

Autoritetet kineze po hetojnë incidentin dhe Peng është suspenduar për gjashtë muaj për shkak se fluturimi ishte i paautorizuar, raportoi Global Times shtetërore.

Peng nuk kishte ndërmend të fluturonte atë ditë dhe vetëm po testonte përshtatshmërinë dhe komoditetin e parashutës së tij në tokë, tha Global Times.

Megjithatë, erërat e forta e ngritën atë nga toka dhe u bënë edhe më të forta, derisa ai u ndesh me rrymën që e hodhi lart në re.

Pamjet mund t’i shihni KËTU