Paradoksi urban, mbi 200 mijë banesa të pabanuara në Kosovë - Gazeta Express
string(58) "paradoksi-urban-mbi-200-mije-banesa-te-pabanuara-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 18:51

Paradoksi urban, mbi 200 mijë banesa të pabanuara në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 18:51

Në Kosovë janë evidentuar 581 mijë e 95 banesa, nga to, 356 mijë e 959 janë të banuara nga një ose më shumë banorë, ndërsa 207 mijë e 165 banesa ose 35,7 për qind janë të pabanuara, përfshirë ato të destinuara për shitje, qira apo përdorime të tjera.

Kështu bënë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës në publikimin e raportit “Të dhënat për banesat dhe ndërtesat sipas komunave” nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024.

Në anën tjetër çmimi i banesave viteve të fundit ka shënuar rritje në vazhdimësi në vendin tonë, veçanërisht në Prishtinë, raporton KosovaPress.

Sipas ASK-së, publikimi i këtyre statistikave ofron një pasqyrë të qartë mbi zhvillimet në sektorin e ndërtimit dhe mbi përmirësimin e kushteve të jetesës në fushën e banimit në Kosovë.

Analiza e shpërndarjes së banesave të banuara dhe të pabanuara ndihmon në kuptimin e trendëve urbane dhe në identifikimin e nevojave për planifikim të qëndrueshëm të hapësirës për banim në të gjitha komunat e vendit.