Paradoksi i pandemisë Covid-19 : Në vitin 2020 kanë ndodhur më pak vdekje se në 5 vitet e fundit - Gazeta Express
string(94) "paradoksi-i-pandemise-covid-19-ne-vitin-2020-kane-ndodhur-me-pak-vdekje-se-ne-5-vitet-e-fundit"

Gazeta Express

01/07/2020 18:11

Paradoksi i pandemisë Covid-19 : Në vitin 2020 kanë ndodhur më pak vdekje se në 5 vitet e fundit

Gazeta Express

01/07/2020 18:11

Shkencëtarët nga Britania e Madhe kanë krijuar një term të ri të ashtuquajtur “paradoksi pandemik SARS-CoV-2”. Ky term i referohet krahasimit midis shkallës së vdekshmërisë ne muajt e parë të pandemisë dhe pesë vitet e fundit gjatë muajve të njëjtë.

Studiuesit nga Shkolla e Mjekësisë kryen analizat statistikore të regjistrave të vdekjeve për pesë vitet e fundit ne Angli dhe Uells. Periudha e studimit të statistikave filloi nga fillimi i pandemisë në dhjetor deri në fund të marsit të vitit 2020. Të dhënat u mblodhën nga Zyra Statistikore Kombëtare.

Lexo Edhe:

Studiuesit krijuan edhe një nëngrup të vdekjeve të shkatuara nga sëmundjet e sistemit respirator. Në këtë studim për më tepër u analizuan edhe rritja e popullsisë dhe disa faktorë të tjerë individual.

Në fund, ata zbuluan se niveli kombëtar i vdekjeve ne Britaninë e Madhe ishte më i ulët në katër muajt e parë të shpërthimit pandemik, në krahasim me vitet e kaluara.

“Ne kemi përdorur të dhënat e qeverisë në Angli dhe Uells për të krahasuar shkallën e vdekshmërisë javore gjatë pandemisë Covid-19 dhe duke e krahasuar këtë shkallë me 5 vitet e mëparshme në po të njëjtit muaj”, shpjeguan autorët e këtij hulumtimi.

“Megjithatë që nga ajo kohë ka pasur më pak vdekje në çdo javë në krahasim me mesataren e vdekjeve të 5 viteve të kaluara. Numri i përgjitshëm i vdekjeve javore ka rënë nga 11.548 në 10.841 në mes te shkurtit dhe nga 11.498 në 10.895 në mes të marsit”.

Studiuesit theksuan se masa e distancës sociale dhe kujdesi i njerëzve kanë qenë vetëm disa nga faktorët, që ka rezultuar një zvogëlim i dukshëm i viktimave gjatë javëve.

Pasi që kjo është në kundërshtim me atë që pritet nga një pandemi, studiuesit e përshkruan këtë fenomen të pazakont si paradoks. Konkretisht ata e quajtën paradoksi pandemik Covid-19, pasiqë u shprehën të habitur me zhvillimin.

Hulumtuesit thanë se fatmirësisht vetdijësimi i njerëzve mbi higjienën, ushqimin dhe faktorët e tjerë kanë ndikuar në këto statistika, që sipas tyre duken jo shumë të lartë në krahasim me pandeminë me të cilën po përballemi. /Gazeta Express