Paradite me diell, pasdite mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm - Gazeta Express
string(67) "paradite-me-diell-pasdite-mot-i-paqendrueshem-me-shi-te-rrembyeshem"

Maqedoni

Gazeta Express

02/08/2025 10:51

Paradite me diell, pasdite mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm

Maqedoni

Gazeta Express

02/08/2025 10:51

Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor pritet gjatë ditës. Sipas sinoptikëve, pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Temperatura minimale pritet të lëvizë në interval prej 11 deri 18 gradë, ndërsa ajo maksimale të lëvizë prej 28 deri 36 gradë Celsius. 

Në Shkup, gjithashtu pritet të ketë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Është paralajmëruar se do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor, temperatura minimale të bie deri në 16, ndërsa ajo maksimale të arrijë deri 35 gradë Celsius. 

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike parashikon mot të ngjashëm edhe gjatë ditës së nesërme. Të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. 

Sipas DPHM-së, të hënën në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, në disa vende në formë të motit të ligë me erë të fuqishme dhe paraqitje të izoluar të breshrit. Të martën ende moti do të jetë i paqëndrueshëm me paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, ndërsa nga e mërkura pritet stabilizim i motit.