string(117) "paradite-akuza-per-bashkepunim-me-listen-serbe-pasdite-leter-per-bashkepunim-abixhiku-per-kurtin-me-mua-si-funksionon"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 11:42

“Paradite akuza për bashkëpunim me Listën Serbe, pasdite letër për bashkëpunim”, Abixhiku për Kurtin: Me mua s’i funksionon

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 11:42

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurti, s’mund t’i funksionojë mënyra e veprimit politik, ku para dite e akuzon LDK-në për bashkëpunim me Listën Serbe dhe pasdite dërgon letër për bashkëpunim për koalicion, shkruan Gazeta Express.

Abdixhiku ka thënë se kjo ka mundur t’i funksionojë në të kaluarën, por jo më.

“S’mund të operosh me idenë që akuzon të tjerët, deri në bashkëpunim me Listën Serbe dhe në mbrëmje dërgon letër për bashkëpunim. Kështu s’ndodh politika. Mund t’i ketë funksionuar në të kaluarën, por me mua s’i funksionon, as atij as askujt”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka thënë se asnjë prej partive tjera si funksionon kjo logjikë politike në raport me LDK-në./Express/