Paradigma e minoritarizmit dhe shoqëria lejuese kosovare - Gazeta Express
string(56) "paradigma-e-minoritarizmit-dhe-shoqeria-lejuese-kosovare"

Paradigma e minoritarizmit dhe shoqëria lejuese kosovare

Gazeta Express

23/07/2020 10:35

Kjo frymë institucionale e instaluar me dekretet e planit të Ahtisarit në periudhën që po hyjmë, pra periudhën ky institucionet kosovare duhet ta marrin përgjegjësinë dhe llogaridhënien  do të bëhet një pengesë serioze edhe për arsye se vazhdimi i mandatit të shfrytëzimit të kësaj të drejte do të prodhojë kriza në procesin e vendimmarrjes, kur të fillojnë ndryshimet legjislative dhe ato sociale e politike

Shkruan: Fadil Maloku

Lexo Edhe:

1. Minoritarizmi kosovar dhe shoqëria lejuese.Ky termë apo kjo lloj sintagme tipike sociologjike, në fakt thënë me thjesht është një lloj neologjizmi qe zakonisht ka të bëjë me ato vende apo shtete e shoqëri, ku pakicat kombëtare favorizohen tej mase sa që ato bëhen hisedarë në proceset e vendimmarrëse politike dhe atyre sociale. Ndryshe, si neologjizëm minotarianizmi, shquhet dhe konsistohet edhe si një lloj filozofie e praktike shoqëroro politike, ku një komunitet i vogël etnik, fetar, apo gjuhësor gëzon te drejtën absolute kushtetues (jo edhe morale) e politike për te sjellje vendime qofte edhe te gabueshme, deviante dhe padyshim në disfavor të shumicës absolute. Në realitetin tonë social dhe sidomos atë politik dhe sidomos atë juridik, duket qe minoritarianizmi (minoritarianism), si projeksion shoqërore është ndërtuar dhe fuqizuar me vetëdije në planin e Ahtisarit, prej nga derivojnë si Kushtetuta ashtu edhe shumica e ligjeve që kanë të bëjnë me organizimin e jetës publike dhe asaj shoqërorë në Kosovë. Në demokracitë e zhvilluara moderne, sot askund s’mund të hassh kësi presedani të kësaj natyre ku favorizohen interesat dhe kërkesat kolektive të një komuniteti etnik siç është rasti me atë serb. Askund gjithashtu në botë nuk mund të gjesh ndonjë pakicë etnike siç është rasti me atë serbe që me përqindjen prej vetëm 5% te popullsisë se vetë të menaxhoj apo me mirë me thënë të kontrollojë territorin prej 25% deri 30%!? Gjithashtu, në rastin e prezencës së këtij fenomeni në shoqërinë kosovare askund tjetër në botë s’mund të hassh që për miratimin e një ligji apo vetë aktit më të lartë, pra Kushtetutës të kërkohen mendimet dhe votat e një grupi minoritar siç është rasti me serbet e Kosovës. Një super diskriminim të këtillë pozitiv, thënë më thjesht sot s’ mund ta gjesh në asnjë vend dhe asnjë shtetë me traditë të gjate demokratike. Gjithashtu,  s’mund ta hassh askund që grupi minoritar të hyj pa kurrfarë kredibiliteti; social, politik apo edhe juridik në aranzhime të atilla që prekin interesin e një vendi siç është rasti me Kosovën! Shkelja e kësi sojit  e legjitimitetit etnik, politik, demografik….etj e shumicës shqiptare të Kosovës, për periudhën kur ishte në rrezik jo vetëm qenia fizike e tyre në një mënyrë e kishte arsyen dhe kuptimin e vetë, gjersa tani pas një dekade të tërë të ndërtimit të kapaciteteve demokratike dhe atyre sociale, pra një periudhe dhe statusi koherent shtetërore të shtetësisë së Kosovës, është presedan dhe absurditet i llojit të vet që të vazhdohet me të njëjtin komodidet të superdiskriminimit.Së këndejmi kujtoj edhe si neologjizëm ky koncept dhe kjo frymë institucionale e instaluar me dekretet e planit të Ahtisarit në periudhën që po hyjmë, pra periudhën ky institucionet kosovare duhet ta marrin përgjegjësinë dhe llogaridhënien  do të bëhet një pengesë serioze edhe për arsye se vazhdimi i mandatit të shfrytëzimit të kësaj të drejte do të prodhojë kriza në procesin e vendimmarrjes, kur të fillojnë ndryshimet legjislative dhe ato sociale e politike. Kritikët e këtij koncepcioni dhe fryme institucionale, kudo në botë kanë dilema dhe dyshime herë herë të pakontestueshme lidhur me aplikimin apo mos aplikimin e këtij koncepcioni në jetën e përditshme politike të një vendi. Psh. ka mendime që mundësia e bllokimit të legjislativit të fuqizohet në situatën kur ne kemi ende të pa involvuar komunitetin serb të pjesës veriore, pra si një satisfaksion politikë atyre mund t’u epen benificione dhe avance ligjore në raport me serbet tjerë që janë “akomoduar” dosido në proceset politike kosovare. Në fakt, ekziston mundësia reale që komuniteti serb i pjesës veriore, duke qenë para një sfide të hapërimit të tyre në proceset demokratike, ata mund të kërkojnë nga qeveria jonë, por edhe nga faktori ndërkombëtar  kushte dhe favore tjera shtesë (përveç këtyre të parapara dhe të shfrytëzuara nga pjesa jugore e planit të Ahtisarit ) maksimaliste! Pra, kemi të bëjmë me një situatë ndoshta edhe të prejudikuar, ngaqë akoma s’i kemi të gjitha kërkesat e tyre në tavolinën e bisedimeve.2. Kosova shoqëri lejuese (permissive society)

Një tjetër fenomen prezentë në shoqërinë kosovare padyshim është edhe ai që ka të bëjë me prezencën e një dukurie që në vendet dhe shtetet e tranzicionit është shumë prezent edhe për faktin se kjo dukuri në realitet është një lloj etikete më tepër kisha me thënë e natyrës morale, ku normat ekzistuese sociale, ato politike, e sidomos ato morale kanë trend të liberalizimit, pra të një lirie më tepër të keqkuptuar kisha me thënë. Fjala është për dukurinë apo fenomenin e momentit të fillimit të stigmatizimit të një shtrese apo kategorie shoqërore e sociale që ka pretendime të kontestimit të normave dhe sjelljeve standarde sociale të atij vendi apo shoqërie. Shikuar nga prizma e masivitetit, kjo dukuri s’duket edhe gjithaq kërcënuese as për shtetin e as për shoqërinë si tërësi deri në momentin kur s’ka qëllime dhe synime të një aplikativiteti masiv social. Por, kur ajo fillon të marrë dimensionet e kontestimit të gjithëçkafës që thirret  apo bëhet në emër të demokracisë, pra liberalizimit, apo edhe të drejtës për të bë gjithë çka në emër të kësaj lirie, atëherë ekziston rreziku që cilësimi shoqëri lejuese (permissive society), të marrë konotacione tjera që realisht bëhen kërcënuese për mbarë shoqërinë. Theksimi i lirisë së shprehurit, menduarit  ishte në fakt vetëm  një hap për të kërkuar lirinë e plotë seksuale p.sh. në vendet perëndimore, por kërkesa për ndërtimin apo kultivimin e tolerancës qytetare, asaj ndëretnike dhe sidomos asaj ndër fetare dhe ndër racore në SHBA- në vitet -60-ta që fillojë të bëhet modë dhe trend në gjithë perëndimin, në fakt ishte një “guide” e mirë për ta keqkuptuar më vonë vendet  e tranzicionit  fenomenin e ngashërimit me avanset e shoqërisë lejuese perëndimore. Termi i  permisivitetit social, i anticipuar si një devijim i vetëdijshëm shoqërorë nga norma dhe standardet e sjelljes së një shoqërie që kalon ethet e tranzicionit, duket që është keqkuptuar skajshmërish edhe në Kosovë edhe për faktin se procesi i identifikimit u bë jo me vlerat që i kultivon demokracia (sundimi i ligjit, liria e shprehjes dhe e mendimit, toleranca ndërfetare, ajo ndër racore si edhe vlerat tjera) por me vlerat që kontestohen akoma në të gjitha shoqëritë dhe gjitha sistemet sociale e politike. Në Kosovë, gjithashtu identifikimi i tillë mund të shpjegohet edhe si pasojë i mungesës së një legjislacioni dhe një fryme e disponimi të munguar në qytetarinë kosovare për t’i seleksionuar vetëdijshëm këto vlera dhe norma sociale, si edhe një keqkuptimi të asaj se çka nënkupton demokracia (lira e shprehjes dhe mendimit p.sh. nga liria e tepruar seksuale bie fjala!) e çka anarkia. Është më se e kuptueshme që problemit të keqkuptimit të qëllimshëm, apo identifikimi të gabuar sistemor në Kosovë ndoshta në të ardhmen do të duhej t’i kushtojnë më shumë rëndësi njerëzit kompetent të sferës së kulturës dhe asaj të politikës, në mënyrë që shoqëria kosovare të fillojë të shkarkohet nga shumësia e kiçit që ka vërshuar çdo pore të jetës shoqërore, dhe nga shumë antivlera e sjellje deviante që ende po prodhohen nga krimi i organizuar dhe sidomos korrupsioni i katandisur….  

Fadil Maloku, Sociolog