Parada e shqiptarëve në Tiranë, 150 delegacione nga të gjitha trojet parakalojnë në bulevard
Shqiperi
Gazeta Express
28/11/2023 15:28
Në Paradën Shqiptare, të organizuar në Tiranë në kuadër të
111-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë morën pjesë mijëra shqiptarë nga të
gjitha trojet.
Marshimi i pjesëmarrësve në paradë nisi nga sheshi “Nënë
Tereza” për të vazhduar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e deri tek
sheshi “Skënderbej”, ku do të finalizohet me ngritjen ceremoniale të flamurit
shqiptar.
Nën ritmin e muzikës shqiptare pjesëmarrësit krijuan një atmosferë festive.