Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Eric Adams shfaqet me plis në kokë - Gazeta Express
string(81) "parada-e-shqiptareve-ne-new-york-kryebashkiaku-eric-adams-shfaqet-me-plis-ne-koke"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 8:29

Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Eric Adams shfaqet me plis në kokë

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 8:29

Në New York është mbajtur parada e shqiptarëve, ku mori pjesë edhe kryebashkiaku Eric Adams.

Kryetari i Bashkisë së New York-ut Eric Adams priti përfaqësues të komunitetit shqiptar në qytet, ndërsa ishte veshur me një plis në kokë dhe shall kuq e zi.

“Duhet ta doni Shqipërinë më shumë se Amerikën,” tha ai me humor duke shtuar se edhe djali i tij është i dashuruar me Shqipërinë dhe mezi pret të vizitojë vendin.

“Çfarë dite, çfarë dite. Kur mendoni për këtë, vëllezërit dhe motrat tona nga Shqipëria, nga Kosova, nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, thotë shumë për ne të jemi këtu në Gracie Mansion dhe të kemi paradën tuaj, një paradë që do të thotë kaq shumë. Mezi pres të shkoj në Shqipëri dhe të shijoj lumenjtë, detet, malet e bukura dhe gjithçka që keni për të ofruar. Dhe kështu ju falënderoj shumë, dhe mezi presim të nderojmë dhe të lartësojmë ata që po nderojmë sot. Faleminderit. Gëzuar Ditën”, tha ai gjatë fjalimit.