string(66) "parada-e-putinit-shperndahet-dhurata-lufte-per-lideret-pjesemarres"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 12:36

Putin indoktrinon liderët pjesëmarrës të Paradës, iu shpërndan dhurata lufte

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 12:36

Të ftuarit që morën pjesë në paradën ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë morën dhurata të posaçme, raportoi korrespondenti i agjencisë së lajmeve RIA Novosti.

Për secilin mysafir në tribuna ishte përgatitur një çantë shpine me ngjyrë maskimi, në të cilën ishin vendosur një batanije, ujë dhe një çokollatë. Seti i dhuratave përfshinte gjithashtu një kapele ushtarake, dylbi, mantel shiu, një distinktiv dhe një kopje të gazetës Veçernjaja Moskva të datës 9 maj 1945 me lajmin për kapitullimin e Gjermanisë.

Për më tepër, të ftuarit morën edhe librin e Aleksandër Tvardovskit “Vasilij Terkin” si dhe një lojë shoqërore me temë lufte, “Sulmi ndaj Berlinit”, transmeton Index.

Presidenti rus Vladimir Putin, veteranët e luftës, mysafirët dhe liderët e huaj ndoqën paradën nga tribuna qendrore në Sheshin e Kuq. Në kremtimin e Ditës së Fitores në Moskë morën pjesë përfaqësues të 27 shteteve të huaja.

Ndër ta ishin presidenti i Kinës Xi Jinping, presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministri sllovak Robert Fico, presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik, presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko, presidenti i Kubës Miguel Diaz-Canel, sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit To Lam, presidenti i Egjiptit Abdel Fattah El-Sisi, presidenti palestinez Mahmoud Abbas, presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, presidenti i Etiopisë Taye Atske Selassie, dhe presidenti i Guinesë Bissau Umaro Sissoco Embalo.