Para zgjedhjeve lokale, Komisioni i Venedikut planifikon të vlerësojë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat - Gazeta Express
string(112) "para-zgjedhjeve-lokale-komisioni-i-venedikut-planifikon-te-vleresoje-ligjin-per-perfaqesim-te-drejte-dhe-adekuat"

Maqedoni

Gazeta Express

11/08/2025 9:13

Para zgjedhjeve lokale, Komisioni i Venedikut planifikon të vlerësojë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Maqedoni

Gazeta Express

11/08/2025 9:13

Pas shfuqizimit  të “Balancuesit” në Maqedoni, gati një vit nuk ka zgjidhje ligjore që garanton përfaqësim të drejtë dhe adekuat të qytetarëve gjatë punësimit të tyre në institucionet shtetërore. Për këtë problem, dita-ditës kemi reagime nga opozita se shqiptarët po anashkalohen për t’u punësuar bashkëqytetarët maqedonas. Nga ana tjerët, partia shqiptare në pushtet i mohon këto akuza duke spikatur dhe Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Por, ky ligj i cili u premtua para një viti ende është në formën e projektligjit dhe pret aminin e Komisionit të Venedikut, përcjell Gazeta Express nga Portalb.mk.

Siç bëjnë të ditur nga Komisioni i Venedikut për Portalb.mk,  vlerësimi i tyre do të paraqitet për miratim para komisionit në seancën e 144-të, 9-10 tetor 2025, që i bie një javë para zgjedhjeve lokale që u shpallen më 19 tetor, 2025.“Me anë të letrës më datë 11 korrik 2025, z. Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, kërkoi Mendim urgjent nga Komisioni i Venedikut të Këshillit të Evropës mbi projektligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mendimi do të paraqitet për miratim në seancën e 144-të plenare të Komisionit të Venedikut (9-10 tetor 2025)”, konfirmuan nga sektori i mediave në Këshillin e Evropës. 

Por ka gjasa që shqyrtimi të bëhet më herët se në tetor. Sipas Nenit 14a të Rregullores së Procedurës së Komisionit të Venedikut: “në raste të jashtëzakonshme, kur autoritetet ose organi kërkues mund të justifikojnë se pritja për seancën plenare të ardhshme nuk do të ishte e përshtatshme, me autorizimin e Komisionit ose të Byrosë, në konsultim me raportuesit, mendim urgjent mund të nxirret dhe publikohet para se të shqyrtohet nga Komisioni në seancë plenare.

Vendimi për Mendim nga Komisioni i Venedikut Kujtojmë se, kryeministri i RMV, Hristijan Mickoski, ende pa u miratuar në qeveri zgjidhja ligjore për përfaqësim të drejtë dhe adekuat kishte paralajmëruar se për të njëjtën do të kërkojë Mendim në Komisionin e Venedikut.  “Normalisht, do të presim mendim nga Komisioni i Venedikut, dhe të shohim, nëse kemi bërë diçka mirë, menjëherë e lëshojmë në procedurë parlamentare”, pati thënë kryeministri. 

Pas deklaratës së kryeministrit, reagoi Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit duke shprehur shqetësim për zvarritjen e miratimit të Ligjit. Partia kritikoi planin e qeverisë, për ta dërguar fillimisht ligjin në Komisionin e Venedikut, duke e cilësuar këtë si taktikë bllokuese nga VMRO-DPMNE dhe partnerët e koalicionit VLEN.