string(63) "para-shen-valentinit-dren-abazi-ngroh-zemrat-me-nje-superbalade"

Gazeta Express

02/02/2020 20:31

Para Shën Valentinit, Dren Abazi ngroh zemrat me një superbaladë

Gazeta Express

02/02/2020 20:31

Festa e të dashuruarve po vjen dhe për këtë vjen një specialitet nga një super këngëtarë i baladave, Dren Abazi që sonte ka lansuar një këngë që ngroh zemrat e çdo personi të dashuruar

“Zjarr dhe akull” quhet kënga më e re e Dren Abazit që është dhënë premier sonte.

Këngëtari që njihet për stilin e tij të veçantë ka lansuar premier sonte baladën e tij, tekstin e së cilës e ka shkruar edhe vet.

“Kush e di…

Mbase jeta kaq kohë kishte,

Për ne të dy,

Nji botë tjetër, ma e mirë do t’ishte

Por, unë e di….

asgjë tjetër nuk e ka ma atë hijeshi,

Që e sjell veç hija jote,

Sa herë që shfaqesh ti!”.

Ky është njëri nga vargjet e Drenit që ka marrë sonte edhe shumë komente pozitive në rrjetet sociale.

Ndryshe Dreni ka bërë edhe muzikën dhe orkestrimin e këngës. Mirëpo për orkestrim ai ka marrë edhe ndihmën e Samir Agollit.

Ky nuk pritet të jetë kënga e fundit e Drenit këtë vit, pasi që nga këngëtari pritet që të këtë edhe këngë të tjera hite sikurse kjo e sotmja. /GazetaExpress/