Vetëvendosje mban sot konferencë për media para seancës konstituive të Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë sot një konferencë për media, pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, i cili nuk ka zbuluar arsyet konkrete për thirrjen e konferencës, raporton Gazeta Express.
“Sot, në orën 10:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media. Do të flasin Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu. Konferenca mbahet në hollin pranë zyrës së Grupit Parlamentar të LV-së”, thuhet në njoftimin e shpërndarë ne Facebook
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot për herë të 38-të në përpjekje për ta konstituuar përbërjen e re, një proces që ka mbetur i bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Kjo situatë ka shkaktuar një krizë të zgjatur institucionale.