Para se Ronaldo ta shënojë këtë mrekulli, Messi kishte realizuar 16 herë - Gazeta Express
string(71) "para-se-ronaldo-ta-shenoje-kete-mrekulli-messi-kishte-realizuar-16-here"

Para se Ronaldo ta shënojë këtë mrekulli, Messi kishte realizuar 16 herë

Gazeta Express

05/07/2020 18:32

Më në fund Cristiano Ronaldo ka shënuar nga gjuajtja e lirë.

Ai i dha fund pritjes së gjatë duke shënuar gol të bukur të shtunën për Juventusin në derbin e Torinos.

Lexo Edhe:

Para këtij goli fantastik, Ronaldo s’kishte shënuar nga gjuajtja e lirë në nivel klubesh 42 tentime me radhë, hera e fundit ishte në dhjetor në Kupën e Botës për Klube me Real Madridin.

Që nga atëherë, Messi ka shënuar 16 herë nga gjuajtja e lirë.

Megjithatë, CR7 vazhdon të jetë para në këtë aspekt.

35-vjecari ka shënuar 55 gola nga goditjet e dënimit, kurse Messi 52. /Gazeta Express/